Dita e 8 | Top Albania Radio

Advertise on podcast: Dita e 8 | Top Albania Radio

Rating
5
from
1 reviews
This podcast has
12 episodes
Language
Explicit
No
Date created
2021/05/12
Average duration
60 min.
Release period
7 days

Description

Njeriu me gjithë problemet e tij: Familja me gjithë problematikat e saj; Shoqeria si një e tërë. Në fokus të programit jeni ju. Të kthejmë vlerën tek njeriu…pasi gabimisht ia kemi rrëmbyer dhe e kemi vendosur tek objektet dhe sendet. Një program i cili përmes komunikimit ndërveprues me dëgjuesit, synon: 1- Çlirimin e qenies nga vetmia dhe izolimi. 2- Kura për probleme të jetës. 3- Ndërtimi i një komuniteti i cili mungon në modernitet. 4- Të kthejmë vlerën tek njeriu duke rindërtuar kulturën e vlerave.

Social media

Check Dita e 8 | Top Albania Radio social media presence


Podcast episodes

Check latest episodes from Dita e 8 | Top Albania Radio podcast


Ilir Çumani sjell problematikat e jetimëve, në komunizëm ata trajtoheshin me dinjitet!
2021/07/08
Episodi i djeshëm në “Dita e 8” ka qenë tepër i veçantë, pasi shënon mbylljen e një sezoni të suksesshëm të një programi në të cilin janë trajtuar tema interesante, të rëndësishme e shumë të ndjera. Edhe kësaj here nuk mund të mungonte trajtimi i një teme shumë delikate sociale, çështja e jetimit shqiptar.
more
Rrëfimi i neurologes shqiptare në SHBA, Lubonja: Si burri im u kthye nga vdekja në jetë!
2021/07/01
Dr. Fatjona Lubonja, një mjeke neurologe shqiptare që jeton prej më shumë se 25 vitesh në SHBA, tregon se çfarë i mungon nga Shqipëria. Por mes ëndrrës për të qenë sa më mirë në tokën e premtuar Fatjona tregon edhe vështirësitë se si bashkëshorti i saj u rikthye nga vdekja në jetë.
more
Sfidat dhe ëndrrat e rinisë shqiptare në sytë e dy studentëve shqiptarë!
2021/06/24
Rini e mbetur në udhëkryq, mes ëndrrës shqiptare dhe asaj europiane ishte tema e diskutimit në “Dita e 8”. Mes qëndrimit në vendin e të parëve dhe një të ardhme më të sigurt drejt Perëndimit, Ervisa Shehu dhe Boris Alibeja ndan eksperiencat e tyre dhe vështirësitë me të cilat janë përballur si student.
more
Edi Gogu dhe Toni Gogu zbulojnë se cili është ‘kapiteni’ në familjen e tyre…
2021/06/17
Të ftuar ditën e sotme në “Dita e 8” nën moderimin e pastor Akil Pano, ishte çifti Toni Gogu dhe Edi Gogu. Ata folën për një temë tepër të veçantë, lidhur me prindërimin e shëndetshëm dhe a ka një formulë ekzakte për të qenë prindër të mirë.
more
Shqipëria nën pushtimin e dhunës, frikës dhe krimit
2021/06/10
“Dita e 8” ka trajtuar një temë mjaft delikate, siç është ajo e dhunës në vendin tonë, por jo vetëm. Me të ftuar në studio, Mirela Arqimadriti dhe Xhoi Jakaj, është diskutuar rreth “pushtimit” të Shqipërisë nga dhuna, frika dhe krimi. Të ftuarat kanë ndarë me ne eksperiencat e këtij fenomeni në shoqëri, një fenomoen ky tashmë global.
more
Shqipëria dhe kultura e dhunës! A do të mund të ndërtojmë kulturën e nderimit?
2021/06/03
Sot në Dita e 8 u diskutua kultura e dhunës dhe si mund të ndryshojmë këtë ‘fenomen’ shqetësues që po e dëgjojmë çdo ditë më shumë të ndodhë. Dy të ftuarit, prof. Artan Fuga dhe zv. ministrja e Brendshme Romina Kuko treguan pikëpamjet e tyre rreth kësaj teme. Akil Pano, Romina Kuka, Artan Fuga, Dj Wizzii
more
A ekziston familja ideale? Flet Bes Kallaku dhe Eni Çobani
2021/05/31
Të ftuar në “Dita e 8” ishin Eni Çobani dhe Bes Kallaku të cilët ndanë eksperiencat e tyre për çfarë mendojnë se është një familje ideale.
Eni Çobani: “Fatos Nano personazhi i vetëm që ka pranuar publikisht se martesa e tij dështoi”
2021/05/20
Juristja Eni Çobani e ftuar në “Dita e 8”, në prezantimin e Akil Pano, ka folur për martesën me bashkëshortin e saj prej 25 vitesh, duke e konsideruar atë si një shembull shumë të mirë. Çobani ka folur dhe rreth trajtimit të martesave së suksesshme dhe atyre të dështuara në mediat publike, duke u shprehur se kurrë nuk kemi parë personazhe të flasin hapur kur martesat e tyre nuk ecin.
more
“Shqiptarët shkojnë tek psikologu vetëm kur janë në prag divorci”, flet psikologia Valentina Telhaj
2021/05/13
Eftuar në “Dita e 8”, psikologia e njohur Valentina Telhaj ka folur për çiftet në Shqipëri dhe rastet me të cilat ajo përballet në punën e saj. Telhaj u shpreh se pandemia ka ndikuar në krisjen mes çifteve dhe ka shkaktuar mjaft probleme në marrëdhënie.
more
Jerina Lalaj: “Kam qenë 16 vite e martuar me një zotëri që e doja shumë!”
2021/05/06
Eftuar në “Dita e 8”, Jerina Lalaj, e cila së fundmi ka qenë dhe opinioniste në një emision dashurie, u shpreh në mënyrë shumë të sinqertë për një lidhje të saj të përfunduar.
Dashuria, forca më e madhe në Univers!
2021/04/29
Në këtë episod të “Dita e 8”, u diskutua shumë mbi një temë që është e përditshme në jetën tonë dhe që ka pikëpyetje të mëdha. Bëhet fjalë për dashurinë, nevojën dhe ndjesinë jetike për ne. Akil PanoWizii Dj
more
“Dita e 8” bën bashkë të gjithë krerët më të lartë fetar në një program kushtuar njeriut!
2021/04/22
Nisi sonte programi radiofonik ‘Dita e 8’ nën moderimin e pastorit, Akil Pano. Tema e diskutimit ishte fitorja e njeriut në zgjedhjet e 25 prillit. Zgjedhjet e para në sytë e një kleriku. Si e vlerëson një hoxhë apo një prift përfaqesuesin e tij në parlament?!  Çfarë sheh ai më shumë te një politikan? Nga fjalët e deri tek intelekti dhe virtytet e tij. Pse duhet një qytetar të shkojë të votojë të dielën? A do të fitojmë në këto zgjedhje njeriun?! Të gjitha këto pyetje morën përgjigjen në programin ‘Dita e 8’ nga drejtues te besimeve fetare në Shqipëri, Monsinjor George Frendo – Arqipeshkv Kisha Katolike, Baba Edmond Brahimaj – Kryegjysh i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Hirësi Andon Merdani – Peshkop, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe Pastor Fitor Muça – Kisha Rindja, ish Kryetar VUSH, nën moderimin e Pastor Akil Panos.
more

Podcast reviews

Read Dita e 8 | Top Albania Radio podcast reviews


5 out of 5
1 reviews

Podcast sponsorship advertising

Start advertising on Dita e 8 | Top Albania Radio & sponsor relevant audience podcasts


What do you want to promote?

Ad Format

Campaign Budget

Business Details